Banner

Konferenca Ndërkombëtare “AI in State Audit 2026”

Kryefaqja » Uncategorized » Konferenca Ndërkombëtare “AI in State Audit 2026”
Kryetari

Më 2–3 shkurt 2026, në Abu Dhabi u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare “AI in State Audit 2026”, e organizuar nga UAE Accountability Authority”, e cila mblodhi drejtues të institucioneve supreme të auditimit, ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të organizatave kryesore globale, për të diskutuar rolin, sfidat dhe ndikimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në auditimin e sektorit publik.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i përfaqësuar nga z. Rodjan Alimerkaj, e ndoqi konferencën në platformën online duke konfirmuar angazhimin institucional të KLSH-së në zhvillimet më të fundit ndërkombëtare në fushën e auditimit dhe teknologjisë. KLSH ishte gjithashtu pjesë aktive e projektit ndërkombëtar të auditimit të Inteligjencës Artificiale, në kuadër të auditimit paralel të organizuar nga EUROSAI, një iniciativë me rëndësi të veçantë për standardizimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira mes institucioneve supreme të auditimit.

Konferenca u hap me fjalime nga drejtues të lartë të institucioneve të auditimit publik dhe organizatave ndërkombëtare, duke theksuar se Inteligjenca Artificiale nuk synon të zëvendësojë audituesit, por të rrisë ndjeshëm kapacitetet analitike, efikasitetin operacional dhe cilësinë e gjetjeve. Një vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit praktik të AI në auditim, përmes prezantimeve mbi mjetet analitike, automatizimin e proceseve audituese dhe ndërtimin e metodologjive të posaçme për auditimin e sistemeve të bazuara në AI. Workshop-et profesionale ofruan shembuj konkretë të aplikimit të këtyre teknologjive në institucionet supreme të auditimit. Konferenca “AI in State Audit 2026” konfirmoi se Inteligjenca Artificiale tashmë është një komponent kyç i modernizimit të auditimit publik. Pjesëmarrja e KLSH-së dhe angazhimi i saj në projektet ndërkombëtare të auditimit të AI dëshmojnë orientimin strategjik të institucionit drejt forcimit të kapaciteteve profesionale, rritjes së cilësisë së auditimit dhe garantimit të llogaridhënies në epokën dixhitale.


E-mail zyrtar