Banner

KLSH vijon aktivitetet e 100-vjetorit me një leksion të hapur në Universitetin “Aleksandër Moisiu”

Kryefaqja » Njoftime » KLSH vijon aktivitetet e 100-vjetorit me një leksion të hapur në Universitetin “Aleksandër Moisiu”
Kryetari

Në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të saj, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) organizoi më 22 maj 2025 një leksion të hapur me studentët e Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ky aktivitet u zhvillua si pjesë e programit për përfshirjen e të rinjve në çështjet e transparencës, llogaridhënies dhe mirëqeverisjes.

Leksioni me temë “100 vite besueshmëri, integritet dhe shërbim ndaj qytetarëve – Kontrolli i Lartë i Shtetit si garant i transparencës dhe mirëqeverisjes në Shqipëri” u mbajt nga znj. Xhesila Nano, auditues i lartë pranë KLSH-së.

Në fjalën e saj, znj. Nano prezantoi rrugëtimin historik dhe rolin aktual të institucionit, duke theksuar rëndësinë e mbikëqyrjes së financave publike si element thelbësor i një shteti të së drejtës dhe funksionimit demokratik të tij.

Zv. Dekania për Çështjet Mësimore në Fakultetin e Biznesit, Dr. Silvana Gashi, falënderoi KLSH-në për kontributin në edukimin profesional të studentëve dhe për angazhimin e vazhdueshëm në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë.

Përmes këtyre nismave, KLSH synon të fuqizojë ndërgjegjësimin qytetar dhe të mbështesë formimin e brezit të ri të profesionistëve në fushën e administrimit publik dhe auditimit.


E-mail zyrtar