Shkup, 7-9 prill 2026
Në datat 7-9 prill 2026, u zhvillua workshop-i mbi “Auditimin e Klimës dhe Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs)”, organizuar nga SAI i Republikës së Maqedonisë së Veriut me mbështetjen e SIGMA/OECD.
Workshop-i pati në fokus qasjet dhe përvojat në kryerjen e auditimeve mbi ndryshimet klimatike dhe mjedisore, si dhe diskutimet mbi sfidat përkatëse që ndeshin SAI-t në auditimet e tyre. SAI-t pjesëmarrëse nga vendet e BE-së dhe ato të rajonit, prezantuan eksperiencat respektive duke përftuar edhe nga kontributi i ekspertëve të SIGMA-s lidhur me udhëzimet dhe standardet e publikuara së fundmi.
Përfaqësuesit e KLSH-së ishin pjesë e diskutimeve në panelin e tretë që pati në fokus; sfidat kryesore me të cilat përballen SAI-t kur auditojnë politikat e ndryshimeve klimatike ose mjedisore në sektorë dhe institucione të ndryshme, mësimet kryesore të nxjerra nga auditimet në këtë fushë, dhe si ndikojnë këto mësime në planifikimin dhe metodologjitë e ardhshme të auditimit.
Në këtë aktivitet Kontrolli i Lartë i Shtetit, u përfaqësua nga z. Bajram Lamaj, Kryeauditues dhe z. Juljan Hysomema, Auditues i Lartë në Departamentin e Auditimit të Performancës.