Banner

KLSH merr pjesë në trajnimin ndërkombëtar mbi “Vlerësimin e Performancës së Menaxhimit të Borxhit Publik (DeMPA)” organizuar nga World Bank dhe Joint Vienna Institute – JVI”

Kryefaqja » Uncategorized » KLSH merr pjesë në trajnimin ndërkombëtar mbi “Vlerësimin e Performancës së Menaxhimit të Borxhit Publik (DeMPA)” organizuar nga World Bank dhe Joint Vienna Institute – JVI”
Kryetari

Vjenë, 14-18 korrik 2025

Në datat 14–18 korrik 2025, u zhvillua në Vjenë trajnimi ndërkombëtar “Metodologjia e Vlerësimit të Performancës së Menaxhimit të Borxhit Publik (DeMPA)” i organizuar nga Banka Botërore. Qëllimi i këtij trajnimi ishte rritja e kapaciteteve institucionale të autoriteteve publike në drejtim të përmirësimit të qeverisjes së borxhit, me fokus tek transparenca, efektiviteti dhe qëndrueshmëria fiskale.

Programi pesë ditor u zhvillua përmes një kombinimi të sesioneve teorike, prezantimeve nga përvoja ndërkombëtare dhe ushtrimeve praktike në grup, me fokus në:

  • Kuadrin ligjor dhe institucional të menaxhimit të borxhit publik;
  • Hartimin dhe zbatimin e strategjive të menaxhimit të borxhit (DMS);
  • Koordinimin me politikat fiskale dhe monetare;
  • Proceset e huamarrjes dhe menaxhimin e risqeve operacionale;
  • Regjistrimin, raportimin dhe auditimin e borxhit;
  • Menaxhimin e detyrimeve të kushtëzuara dhe hartimin e planeve të veprimit.

Gjatë trajnimit u krijua një mjedis dinamik bashkëpunimi, ku përfaqësues nga vendet si, Armenia, Gjeorgjia, Shqipëria, Indonezia, Moldavia, Uzbekistani dhe Maqedonia e Veriut ndanë eksperiencat e tyre mbi sfidat dhe praktikat më të mira në hartimin dhe zbatimin e strategjive të menaxhimit të borxhit publik.

Një nga elementët më të rëndësishëm të programit ishte ushtrimi praktik në grup, ku pjesëmarrësit realizuan një vlerësim të plotë DeMPA mbi një vend hipotetik, duke analizuar performancën sipas 15 indikatorëve kryesorë të metodologjisë dhe duke formuluar rekomandime konkrete për përmirësimin e menaxhimit të borxhit.

Pjesëmarrja në këtë trajnim shërbeu si një mundësi e vlefshme, për të thelluar njohuritë teknike në fushën e menaxhimit të borxhit publik, duke forcuar kapacitetet institucionale për një auditim cilësor.

Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua në këtë trajnim nga znj. Joniada Goçaj dhe znj. Anjeza Gjoci.


E-mail zyrtar