Banner

KLSH merr pjesë në Konferencën Rajonale mbi Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë

Kryefaqja » Uncategorized » KLSH merr pjesë në Konferencën Rajonale mbi Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë
Kryetari

Në kuadër të kremtimit të 25-vjetorit të themelimit të institucionit, Zyra e Auditimit të Institucioneve të Bosnje dhe Hercegovinës organizoi në datat 8-9 tetor 2025, konferencën rajonale mbi “Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit”.

Fokusi i aktivitetit ishte shkëmbimi i eksperiencave, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve supreme të auditimit dhe trajtimi i sfidave aktuale në Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë së Auditimit në sektorin publik.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga institucione supreme të auditimit të Suedisë, Polonisë, Kroacisë, Turqisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Gjeorgjisë, Malit të Zi, Moldavisë, Serbisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë, si dhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare, si SIGMA/OECD.

Konferenca kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave mbi zbatimin e sistemeve të menaxhimit të cilësisë në auditim; diskutimin e sfidave dhe praktikave më të mira në sigurimin e cilësisë së punës audituese, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të SAI-ve në përputhje me ISSAI 140, i rishikuar.

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit ndanë eksperiencat, opinionet dhe strategjitë e tyre më të mira në implementimin e standarteve për menaxhimin e cilësisë sipas Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit ISSAI 140.

Pjesëmarrja e KLSH-së në këtë konferencë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të njohurive.


E-mail zyrtar