Banner

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu raportoi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat mbi Raportin e Zbatimit të Buxhetit për vitin 2023

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu raportoi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat mbi Raportin e Zbatimit të Buxhetit për vitin 2023
Kryetari

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, raportoi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat mbi Raportin e Zbatimit të Buxhetit për vitin 2023
29.10.2024

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, raportoi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat mbi Raportin e Zbatimit të Buxhetit për vitin 2023.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, me paraqitjen në Kuvend të “Raportit për zbatimin e buxhetit 2023”, së bashku me konkluzionin përkatës, përmbush detyrimin kushtetues dhe ligjor, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe afatet përkatëse.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit vijon të konsiderojë risqe fiskale me impakt buxhetor çështjet që kanë të bëjnë me performancën e ndërmarrjeve shtetërore kryesore; shpenzimet për kontratat koncesionare dhe të partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje buxhetore; detyrimet e prapambetura të qeverisjes së përgjithshme dhe detyrime të tjera kontingjente për çështjet gjyqësore ndërkombëtare”, u shpreh gjatë fjalës së tij kreu i KLSH-së.

Nga auditimet që i përkasin aktivitetit të vitit 2023 kanë rezultuar:

  • Të ardhura buxhetore të munguara në shumën 16,935 mijë lekë;
  • Në fushën e shpenzimeve, dëm ekonomik në vlerën 104,374 mijë lekë;
  • Përdorim pa efektivitet, efikasitet dhe ekonomicitet të fondeve publike në vlerën gjithsej 5,205,396 mijë lekë.

Z. Shehu theksoi se, nëpërmjet paraqitjes në Kuvend të këtij Raporti, Kontrolli i Lartë i Shtetit, krahas zbatimit të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, synon të nxisë transparencën, parashikueshmërinë, unitetin dhe universalitetin në menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të fondeve speciale, me qëllim përdorimin ekonomik, efikas dhe efektiv të burimeve publike, në shërbim të mirëqeverisjes dhe në funksion të përmirësimit të jetesës së taksapaguesve dhe qytetarëve shqiptarë.

Fjala e Kryetarit të KLSH-së për Raportin e Zbatimit të Buxhetit faktik 2023


E-mail zyrtar