Banner

Zhvillohet workshopi mbi përditësimin e Manualit të Auditimit të Performancës nën asistencën e ekspertëve të SAI-t të Norvegjisë

Kryefaqja » Uncategorized » Zhvillohet workshopi mbi përditësimin e Manualit të Auditimit të Performancës nën asistencën e ekspertëve të SAI-t të Norvegjisë
Kryetari

25-27 nëntor 2025

Në kuadër të aktiviteteve të parashikuara në bashkëpunim me Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Norvegjisë, si një angazhim që buron nga marrëveshja dypalëshe e bashkëpunimit,  u zhvillua në datat 25–27 nëntor 2025 në mjediset e KLSH-së, workshopi tre-ditor mbi përditësimin e Manualit të Performancës nën asistencën e ekspertëve norvegjezë Torkel Grahm-Haga dhe Bjørn Martin Ørvim. Ky aktivitet pati në fokus përpjekjet e përbashkëta për modernizimin dhe përmirësimin e Manualit të Auditimit të Performancës, një dokument thelbësor për orientimin metodologjik të audituesve të KLSH-së.

Gjatë tre ditëve të punës, pjesëmarrësit analizuan funksionimin aktual të manualit, shkëmbyen përvoja mbi sfidat e hasura gjatë zbatimit të tij dhe identifikuan elementet që kërkojnë përditësim për të reflektuar praktikat bashkëkohore dhe standardet ISSAI. Diskutimet u fokusuan në qartësimin e metodologjisë së auditimit, forcimin e formulimit të kritereve, standardizimin e procesit të dokumentimit, si dhe përmirësimin e formateve të Programit dhe Raportit të Auditimit të Performancës.

Në vijim, workshop-i u përqëndrua në hartimin e një strukture të re për manualin e përditësuar, bazuar në një qasje më të qartë, më të thjeshtë dhe më të orientuar drejt praktikës. Palët ndanë rolet dhe përgjegjësitë për fazat e ardhshme të përgatitjes së draftit, përcaktuan parimet udhëheqëse të shkrimit dhe dakordësuan një plan pune me afate të qarta për finalizimin e dokumentit.

Pjesëmarrësit konfirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin në këtë proces të rëndësishëm, me synimin për të përgatitur një manual bashkëkohor, të dobishëm dhe plotësisht të harmonizuar me kërkesat e standardeve ndërkombëtare të auditimit publik. Takimi adresoi gjithashtu, mundësi bashkëpunimi për auditimin e ri që do të mbështetet nga SAI i Norvegjisë, si dhe shqyrtoi mundësitë për përdorimin e mjeteve dhe software-ve analitikë në procesin e auditimeve të performancës.

 


E-mail zyrtar