Banner

Zhvillohet workshop-i rajonal “Për Ndërtimin e Kapaciteteve në Menaxhimin Financiar të Projekteve (PFM)” nga Banka Islamike për Zhvillim

Kryefaqja » Uncategorized » Zhvillohet workshop-i rajonal “Për Ndërtimin e Kapaciteteve në Menaxhimin Financiar të Projekteve (PFM)” nga Banka Islamike për Zhvillim
Kryetari

Stamboll, 18 –  20 nëntor 2025

Në datat 18 – 20 nëntor 2025 u zhvillua në Stamboll, workshop-i i organizuar nga Banka Islamike për Zhvillim (IsDB) dhe Qendra e Bashkëpunimit Shumëpalësh për Financimin e Zhvillimit (MCDF) “Për Ndërtimin e Kapaciteteve në Menaxhimin Financiar të Projekteve (PFM)”.

Projektet e financuara nga Banka Islamike e Zhvillimit (IsDB) realizohen nga Agjencitë Ekzekutuese (EA) dhe Njësitë e Menaxhimit të Projekteve (PMU) në vendet anëtare. PMU-të dhe Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) shpesh janë përballur me sfida të ndryshme në lidhje me kërkesat e menaxhimit financiar dhe auditimit, duke përfshirë pajtueshmërinë në funksionimin e kontrolleve të brendshme, si dhe përgatitjen dhe finalizimin në kohë të auditimeve.

Workshop-i u fokusua në shqyrtimin e çështjeve të menaxhimit financiar dhe pajtueshmërisë së auditimit në projektet e mbështetura nga IsDB.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Njësitë e Menaxhimit të Projekteve (PMU), Institucionet Supreme të Auditimit (SAI), Bankat Shumëpalëshe të Zhvillimit (MDB), si dhe partnerë globalë si PEFA dhe IDI.

Aktiviteti shërbeu si një platformë e rëndësishme për dialog dhe shkëmbim eksperiencash mbi praktikat e mira në administrimin financiar dhe auditimin e projekteve zhvillimore. Diskutimet u fokusuan në sfidat aktuale të PMU-ve dhe SAI-ve, duke integruar përvoja të mëparshme, praktika të konsoliduara dhe zhvillimet e fundit teknologjike në fushën e Menaxhimit Financiar të Projekteve dhe auditimit.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të identifikojnë sfida praktike nga zbatimi i projekteve dhe të diskutojnë qasje të reja për përmirësimin e proceseve të monitorimit dhe mbikëqyrjes së projekteve të financuara nga IsDB. Nga workshop-i u mundësua:
– identifikimi dhe analiza kritike e çështjeve kryesore të menaxhimit financiar që ndikojnë në projektet e financuara nga MDB-të;
– lehtësimi i punës në grupe për hartimin e zgjidhjeve praktike, me kosto efektive dhe të zbatueshme në vendet anëtare të IsDB-së;
– përgatitja e rekomandimeve konkrete për forcimin e menaxhimit financiare dhe përmirësimin e praktikave të auditimit.

KLSH u përfaqësua në këtë workshop me znj. Joniada Goçaj, Drejtor i Departamentit të Sigurimit të Cilësisë dhe Zbatimit të Standardeve, e cila ndër të tjera paraqiti edhe një ekspoze të organizimit dhe funksionimit të KLSH-së, si dhe sfidat dhe planet e ardhshme për forcimin e mbikëqyrjes

                     


E-mail zyrtar