Banner

Zhvillohet vizita zyrtare pranë Gjykatës Turke të Llogarive me qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit

Kryefaqja » Njoftime » Zhvillohet vizita zyrtare pranë Gjykatës Turke të Llogarive me qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit
Kryetari

Në datë 9 janar 2026, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, së bashku me një delegacion përfaqësuesish të KLSH-së, zhvilloi një vizitë zyrtare pranë Gjykatës Turke të Llogarive, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve institucionale bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit të nënshkruar mes dy institucioneve. Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte intensifikimi i bashkëpunimit të deritanishëm profesional, veçanërisht në fushën e auditimeve të sigurisë dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare. Gjatë takimit me Presidentin e Gjykatës Turke të Llogarive (TCA), z. Metin Yener, dhe përfaqësues të TCA-së, palët diskutuan mbi përvojat respektive, sfidat aktuale dhe nevojën për ngritjen e kapaciteteve profesionale në auditimin e sistemeve komplekse dhe të ndjeshme të sigurisë.

Në kuadër të vizitës zyrtare, delegacioni i KLSH-së zhvilloi gjithashtu një vizitë pranë agjencisë Havelsan, një nga institucionet kryesore teknologjike në Turqi, ku u njoh me zgjidhje të avancuara në fushën e sigurisë kibernetike, sistemeve të informacionit dhe mbështetjes teknologjike për proceset e auditimit. Kjo vizitë kontribuoi në forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve homologe duke konkretizuar mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në projekte të përbashkëta, trajnime profesionale dhe shkëmbim ekspertize, në funksion të rritjes së cilësisë dhe efektivitetit të auditimit publik.


E-mail zyrtar