Nga datat 19-23 shkurt 2024 zhvillohet në mjediset e Kontrollit të Lartë të Shtetit, takimi i I me prezencë fizike i programit pilot Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë në Auditim (SoAQM) organizuar nga IDI.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu përshëndeti këtë aktivitet dhe pjesëmarrësit nga SAI të ndryshme të komunitetit të auditimit.
INTOSAI po punon aktualisht për rishikimin e ISSAI 140 – Menaxhimi i Cilësisë për SAI-t drejt një metode më gjithëpërfshirëse dhe sistemike bazuar në risk dhe IDI po punon për hartimin e një udhëzuesi mbi kërkesat e ISSAI 140 për të mbështetur SAI-t në ngritjen e një Sistemi të Menaxhimit të Cilësisë në Auditim (SoAQM).
Në këtë program pilot marrin pjesë 13 SAI të ndryshme të botës të ndarë në dy grupe dhe rezultatet përfundimtare të këtij pilotimi pritet të jenë të treguarit e një kulture që i jep prioritet cilësisë sipas tonit të lidershipit të SAI-t, sistemit të institucionit dhe njerëzve, ashtu si edhe hartimi i një SoAQM në bazë të nevojave.