Banner

Zhvillohet konferenca e përbashkët ndërkombëtare në kuadër të auditimit paralel mbi “Plakjen e Popullsisë”

Kryefaqja » Uncategorized » Zhvillohet konferenca e përbashkët ndërkombëtare në kuadër të auditimit paralel mbi “Plakjen e Popullsisë”
Kryetari

Shkup, 9-11 shtator 2025

Në datat 9–11 shtator 2025, përfaqësues të grupit të auditimit të KLSH-së, morën pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare mbi auditimin paralel “Plakja e Popullsisë”, që u zhvillua në Shkup, nën organizimin e koordinatorit të kësaj iniciative, SAI-t të Izraelit.

Në këtë auditim paralel marrin pjesë institucionet supreme të auditimit të Maqedonisë së Veriut, Austrisë, Lituanisë, Maltës, Paraguajit, Polonisë, Portugalisë, Sllovakisë, Republikës Çeke, Shqipërisë dhe Izraelit.

Aktiviteti nisi me fjalën e mirëseardhjes të Auditorit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, z. Maksim Acevski. Më pas, Presidenti i EUROSAI-t dhe i SAI-t të Izraelit, z. Matanyahu Engelman, përshëndeti pjesëmarrësit me një mesazh video. Ai nënvizoi rëndësinë e këtij auditimi dhe vlerën që sjell shkëmbimi i përvojave mes vendeve.

Punimet vijuan me prezantimin mbi aspektet demografike dhe tendencat në Maqedoninë e Veriut, por dhe të dhëna nga shtetet pjesëmarrëse,  prezantim i cili u pasua nga diskutimet mbi gjetjet paraprake të auditimit në disa fusha si:

  • Planet qeveritare dhe aspektet buxhetore,
  • Mirëqenia dhe cilësia e jetës pas pensionit,
  • Përgatitja e sistemit të pensioneve,
  • Shërbimet komunitare për të moshuarit.

Përfaqësueset e KLSH-së mbajtën prezantimin mbi ecurinë e auditimit të performancës me temë “Planet gjithëpërfshirëse dhe aspektet buxhetore për një popullsi në moshim”.

Në vijim, pjesëmarrësit u ndanë në grupe pune për të diskutuar mbi strukturën e raportit përfundimtar, mënyrën e prezantimit të gjetjeve, përdorimin e info-grafikëve dhe formulimin e rekomandimeve.

Në ditën e dytë, u prezantua modeli i strukturës për raportet përmbledhëse të SAI-ve, si dhe u diskutua përmbledhja e punës së grupeve dhe hapat që do të ndiqen në vijim për përgatitjen e raportit përfundimtar të auditimit paralel.

         

             

 


E-mail zyrtar