Banner

Vizitë studimore të një grupi audituesish të KLSH-së në Kroaci.

Kryefaqja » Njoftime » Vizitë studimore të një grupi audituesish të KLSH-së në Kroaci.

18.11.2016

Nga data 16-18 Nëntor 2016, në kudër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Zyrën e Auditimit të Kroacisë një grup audituesish të KLSH-së zhvilluan një vizitë studimore në Kroaci mbi forcimin e kapaciteteve të auditimit të jashtëm.

Në ditën e parë të punimeve, audituesve u uroi mirëseardhjen përfaqësuesi i SAO, i cili theksoi bashkëpunimin e suksesshëm midis SAO të Kroacisë dhe KLSH-së.

Përfaqësuesi i SAO përshëndeti audituesit, duke prezantuar, funksionin dhe organizimin e  SAO të Kroacisë duke theksuar rolin e institucionit suprem të auditimit në eliminimin e fenomeneve dhe problematikave të konstatuara në administratën publike.

Organizimi SAO funksiononte me Zyra Rajonale Auditimi.

Në ligjin përkatës për SAO janë përcaktuar edhe llojet e auditimit si:

-Auditimi Financiar,

-Auditimi Përputhshmërisë,

-Auditimi i Performancës,

-Auditime të Kombinuar,

Auditimi financiar ishte në procesin e ndarjes në; Auditim Financiar dhe në Auditim për certifikimin e Pasqyrave Financiare.

Ndër auditimet e Performanës të kryera gjatë vitit 2016 vlen të përmendet edhe Auditimi i Etikës në Institucionet Publike.

Gjatë kësaj dite u prezantua edhe Procesi i Planifikimit Strategjik të auditimeve i cili fokusohet në Vetëvlerësimin dhe Auditimin e pavarur të jashtëm.

Për tu theksuar është faza e përgatitjes së planit strategjik ku definohen prioritetet; ekonomi, bujqësi, …etj.  Vlerësimi strategjik bëhet mbi bazën e riskut sipas sistemit të pikëzimit.
Gjithashtu ditën e parë u prezantua edhe Procesi i Planifikimit Vjetor të auditimeve.
Disa nga elementët kryesorë që merreshin parasysh në planin vjetor të auditimeve janë:
-Numri i audituesve;

-Hartimi i një liste me subjektet ku bazë është buxheti i azhornuar për çdo subjekt.
(Subjektet objekt auditimi janë 12,000 nga të cilat për vitin 2017 janë planifikuar 259 subjekte). Afatet e auditimit në terren për një subjekt janë deri 90 ditë kalendarike.
Prezantimi i kësaj dite u karakterizua nga debate dhe pyetje të ndërsjella mbi planin strategjik, dhe atë vjetor, kryesisht në përcaktimin e indikatorëve, prioriteteve, afateve të auditimit, procesi i vlerësimit me pikë dhe risku operacional. Gjithashtu u prezantuan dhe eksperiencat e përbashkëta në këtë fushë.

Në ditën e dytë u prezantuan procedurat e auditimit nga SAO simbas fazave të auditimit si:
-Planifikimi i auditimit,

Në prezantim u theksua rëndësia e veçantë e kësaj faze të auditimit, ku më kryesorja është njohja me subjektin e cila për subjektet e audituar për herë të parë zgjat një periudhë deri 15 ditë.
-Zbatimi i auditimit,

U theksua se kjo fazë auditimi është shumë e rëndësishme dhe se zgjat relativisht jo më pakë se 90 ditë. Kjo fazë auditimi aplikohej në dokumentet standarte në aplikacionin WEB të ndërtuar posaçërisht për auditimet, ku e gjithë procedura e auditimit ndiqet online nga audituesit dhe stafi drejtues.
-Raportimi,
Në këtë fazë raportimi, një rëndësi të veçantë merr:

Informacioni mbi raportin, kontrolli dhe vendimi.

Kontrolli i cilësisë në fazën  e raportimit kryhej kryesisht nga drejtori përkatës dhe Drejtoria e Auditimit Ligjor.

-Ndjekja e rekomandimeve.

Në prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve u theksua se lënia e rekomandimeve për zbatim bëhej mbas një konsultimi të gjatë dhe dakortësimi paraprak me subjektet për zbatimin e rekomandimeve, të cilat përgjithësisht nuk kalonin numrin 5.
Për masat e rekomanduar subjektet duhet të hartojnë një plan veprimi të cilin duhet ta përcjellin në SAO`s brenda 60 ditëve.

Gjithashtu nga SAO`S kontrollohet zbatimi i rekomandimeve të cilat sipas Raportimit dhe kontrollit ka rezultuar të realizohen në masën 90%.

Në ditën e tretë, grupi i audituesve të KLSH-së bëri një vizitë, në zyrën rajonale të SAO në Cakovec. Nga drejtuesi i zyrës rajonale u bë një prezantim i shkurtër i punës audituese për vitin 2016 dhe problematikat e konstatuar.

Gjithashtu në këtë qytet u vizitua edhe kështjella e vjetër Zrinski e cila ishte në pronësi të familjes Zrinski në mes të shekullit 16 e 18 dhe e njohur sot si “Qyteti i Vjetër Zrinski” (Stari grad Zrinskih) i konsideruar si pjesa kryesore historike e qytetit. Ajo është e vendosur në Zrinski Park (Perivoj Zrinskih) vetëm disa hapa nga sheshi qendror. Kështjella e vjetër Zrinski është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO.

Ditët e vizitës studimore, përfshinë shkëmbimin e eksperiencës dhe praktikave më të mira të auditimit midis SAO`s të Kroacisë dhe KLSH-së, si pjesë e programit të binjakëzimit të financuar nga BE.

Në këtë vizitë studimore merrnin pjesë 15 auditues të KLSH-së, me eksperiencë dhe vjetërsi në punë në këtë institucion.

Audituesit e KLSH-së që morën pjesë në këtë vizitë studimore:

Bexhet Zeqiri, Pjeter Beleshi, Andrea Kristo, Mimoza Bedini, Nerenxa Llapashtica, Ibrahim Ndreu, Pullumb Beqiraj, Qemal Shehu, Vjollca Selmani, Vladimir Rizvani, Bashkim Arizaj, Mariola Llanaj, Emiliano Gjergji, Agim Mandri, Xhovan Domi.

 


HTML Snippets Powered By : XYZScripts.com
✉ E-mail zyrtar