Banner

Vizitë përkujtimore me rastin e 16–vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Kryefaqja » Njoftime » Vizitë përkujtimore me rastin e 16–vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Kryetari

Më datë 17 shkurt 2024, me rastin e 16 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Arben Shehu dhe drejtues të këtij institucioni zhvilluan një vizitë përkujtimore në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan homazhe dhe vendosën një kurorë simbolike në emër të institucionit në memorialin e familjes Jashari.

17 Shkurti shënon një ditë shumë të rëndësishme jo vetëm për Kosovën dhe shqiptarët kudo në botë, por edhe për rajonin tonë, si simbol i rezistencës njerëzore dhe luftës për paqe.


E-mail zyrtar