Njoftim mbi ecurinë e rekrutimit të studentëve praktikantë në KLSH.
19.04.2018
Kontrolli i Lartë i Shtetit më datë 3 prill 2018 shpalli thirrjen për pranimin e aplikimeve për studentë që dëshirojnë të kryejnë praktikën mësimore në këtë institucion. Deri më datë 15 prill 2018, u pranuan 331 aplikantë nga fusha të ndryshme studimi sikurse përcaktuar në thirrje.
Ky numër tepër i lartë por edhe cilësia e aplikantëve tregon se KLSH ka arritur të nuhasë nevojën e madhe që kanë studentët shqiptarë për praktika punësimi që do t’i ndihmojë ata cilësisht nesër në tregun e punës. Prej këtyre aplikantëve, të listuarit e mëposhtëm janë skualifikuar për shkak të mos plotësimit të dokumenteve të kërkuara (CV dhe Letër Motivimit/Rekomandim).
Lista e aplikanteve me dokumentacion të paplotë
| 1. Alba Meta 2. Albana Lleshi 3. Andi Xhari 4. Anisa Hasa 5. Anisa Lilollari 6. Arbjol Selita 7. Ardit Hasa 8. Artiola Sheshi 9. Blerina Xhaferaj 10. Daniel Sita 11. Diturie Lala 12. Elisa Meçaj 13. Enkelejda Deda 14. Enrik Veizi 15. Flora Sheshi 16. Florentina Hysenaj 17. Griselda Çoba 18. Ilda Sallufi 19. Irena Shuaipi 20. Irena Shuapi21. Isla Dushkaj |
22. Joana Draci 23. Jusa Dollanga 24. Juxhin Caushi 25. Klajdi Kamberaj 26. Klodjana Stafa 27. Kristian Thimikina 28. Marie Baki 29. Marinela Deliaj 30. Pandi Burda 31. Regis Hina 32. Ridjola Lika 33. Sara Biçaku 34. Xhesika Milloshi 35. Maria Sulka 36. Pirro Qerfozi 37. Alva Caroshi 38. Erida Maci 39. Ornela Muca 40. Alva Carhoshi 41. Kozeta Kalemaj42. Anisa Xhafaj |
Gjithashtu nuk u morën në konsideratë aplikantët që e dërguan aplikimin pas afatit 15 prill 2018.
Pjesa tjetër e aplikimeve u shqyrtua me rigorozitet nga Grupi i Punës për Menaxhimin e Programit të Praktikave Studentore i përbërë prej 7 Audituesish, në kujdesin e Sekretares së Përgjithshme dhe Drejtores së Përgjitshme. Duke parë numrin e madh të aplikimevePër shkak të këtij numri të madh të aplikantëve, u zgjerua në 33 numri i studentëve që kaluan në fazën e intervistës. Në finale u përzgjodhën 15 më të mirët, si raport më i drejtë me numrin e aplikimeve.
Tabela e mëposhtme tregon rezultatin e secilit prej aplikantëve të intervistuar, klasifikuar sipas pikëve totale të grumbulluara.
Aplikantët e intervistuar që nuk arritën të mërrnin pikët e nevojshme për pranim, do të konsiderohen si lista rezervë dhe në rast të largimit të ndonjërit prej fituesve, do të kontaktohen sipas rendit për të vazhduar pjesën e mbetur të praktikës.