Banner

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Entitetit të Kombeve të Bashkuara UN Women Albania

Kryefaqja » Njoftime » Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Entitetit të Kombeve të Bashkuara UN Women Albania
Kryetari

Në datën 10 mars 2025 u nënshkrua në mjediset e Kontrollit të Lartë të Shtetit Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Entitetit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women).

Kjo marrëveshje e dytë ndërmjet KLSH-së dhe UN Women shenjon thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm të zhvilluar ndërmjet të dy partnerëve deri më tani në fusha me rëndësi si ajo e integrimit të perspektivës gjinore në proceset e auditimit dhe ajo e avancimit të barazisë gjinore në menaxhimin e financave publike.

Palët shprehën edhe një herë vullnetin e plotë për përmbushjen me sukses edhe përgjatë dy-vjeçarit të ardhshëm, të të gjitha angazhimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje e re dypalëshe.


E-mail zyrtar