Banner

Në kuadër të Forumit Politik të Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara u zhvillua eventi “Rritja e kompetencave të SAI-ve për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”

Kryefaqja » Uncategorized » Në kuadër të Forumit Politik të Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara u zhvillua eventi “Rritja e kompetencave të SAI-ve për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”
Kryetari

21 korrik 2025

Në kuadër të Forumit Politik të Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t (IDI), në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar për Standarde Profesionale të Auditimit të INTOSAI (KSC), organizoi më 21 korrik 2025 eventin me titull Zhvillimi i kompetencave dhe kapaciteteve të Institucioneve Supreme të Auditimit për të ofruar vlerë auditimi në zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Ky event mblodhi së bashku, përfaqësues të lartë nga SAI-të, organet e INTOSAI-t, organizata të OKB-së, organizata ndërkombëtare, shoqëria civile, etj.

Qëllimet e eventit ishin dy:

  1. Prezantimi i nismës së përbashkët IDI-KSC “Iniciativa e audituesve për SAI SDG”, që synon të zhvillojë kompetencat në nivel audituesi tek SAI-t për të ofruar mbikëqyrje të pavarur dhe të jashtme për zbatimin e Axhendës 2030 përmes auditimeve me cilësi dhe impakt.
  2. Diskutimi mbi zhvillimin e kompetencave afatgjata për auditimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe qëndrueshmërisë në përgjithësi.

Drejtuesit e INTOSAI-t (SAI Brazil) dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të INTOSAI-t (SAI Austria) theksuan rolin kritik që SAI-t luajnë në nxitjen e transparencës dhe llogaridhënies në kuadër të axhendës 2030. Gjatë diskutimeve nxitëse u prezantua në mënyrë të detajuar nisma “SAI-t dhe auditimi i Objektivave të qëndrueshëm Strategjikë”, për të fuqizuar audituesit publikë në auditimet e OZHQ-ve. Paneli i diskutimit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga SAI të ndryshme, por edhe përfaqësuesve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) dhe UN Women, ndanë përvoja konkrete nga auditimet e OZHQ-ve, me fokus në Objektivin 3 (shëndeti dhe mirëqenia) dhe Objektivin 5 (barazia gjinore, si dhe vendosën në dukje sfidat e vendeve të vogla ishullore në zhvillim (SIDS) dhe rëndësinë e partneriteteve për auditime gjithëpërfshirëse që zbatojnë parimin “Të mos lëmë askënd pas” (Leave No One Behind). Në përmbyllje të diskutimeve plenare të moderuara nga IDI u rikujtua angazhimi kolektiv për ngritjen e kapaciteteve profesionale të SAI-ve për një të ardhme më të qëndrueshme.


E-mail zyrtar