Banner

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zhvillon një takim me përfaqësuesit dhe ekspertët e Institutit Kombëtar Demokratik NDI

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zhvillon një takim me përfaqësuesit dhe ekspertët e Institutit Kombëtar Demokratik NDI
Kryetari

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu priti në një takim në mjediset e institucionit përfaqësuesit dhe ekspertët e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI).
Ky takim u zhvillua në kuadër të mbështetjes që NDI do të ofrojë për Kuvendin e Shqipërisë me qëllim krijimin e një nënkomisioni parlamentar që do të përmirësojë transparencën, përgjegjësinë dhe efikasitetin në menaxhimin financiar.
Z. Shehu i falenderoi pjesëmarrësit për punën e bërë në kuadër të hartimit të raportit vlerësues që NDI hartoi në kuadër të forcimit dhe zhvillimit të rolit të Parlamentit në politikat dhe masat anti-korrupsion, ku KLSH është një nga institucionet me rol thelbësor. Në këtë këndvështrim është i rëndësishëm edhe angazhimi i mëtejshëm në ngritjen e nën-komisionit parlamentar me qëllim shqyrtimin e zbatimit të rekomandimeve të KLSH-së.

 


E-mail zyrtar