Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, zhvilloi në mjediset e KLSH-së, një takim me ekspertin e NDI-së, z. Juhan Parts, i cili ka shërbyer si Kryeministër, Ministër i Financave dhe Auditor i Përgjithshëm i Estonisë. Në takim ishte gjithashtu e pranishme edhe znj. Ana Kovacevic Kadovic, Drejtoreshë e Lartë e NDI.vijueshmërinë e komunikimit të ndërsjellë në të ardhmen, duke ndërmarrë projekte konkrete bashkëpunimi.
Takimi u zhvillua në kuadër të mbështetjes që NDI po ofron për Kontrollin e Lartë të Shtetit, një nismë që synon krijimin e një nën-komisioni për auditimin publik, si mjet për rritjen e impaktit të rekomandimeve të KLSH-së, me qëllim shqyrtimin dhe zbatimin e tyre.
Z. Shehu, duke falenderuar z. Parts dhe përfaqësuesit e NDI-së, për përkushtimin dhe angazhimin e ndërmarrë, vuri theksin në rëndësinë e komunikimit dhe ndërveprimit të vazhdueshëm institucional, në shërbim të finalizimit me sukses të kësaj nisme afatgjatë.
Në fjalën e tij, z. Shehu ritheksoi angazhimin maksimal të KLSH-së, si institucion i konsoliduar dhe i pavarur, pjesë e familjes së madhe të INTOSAI-t, në përmbushjen e plotë të të gjitha detyrimeve ligjore, në funksion të mirë-menaxhimit të financave publike.
Në përmbyllje të takimit, përfaqësuesit dhe ekspertët e NDI-së shprehën vlerësimet maksimale për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rëndësinë e kësaj nisme.
