21.10.2024
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Arben Shehu priti në një takim Ambasadorin e Prezencës së OSBE në Tiranë z. Michel Tarran.
Gjatë fjalës së tij, zoti Shehu shprehu falenderimet e tij për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vijueshëm me zyrën e OSBE-së në Tiranë dhe informoi ambasadorin mbi punën që është kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si dhe sfidat që e presin në të ardhmen.
Në këtë takim Ambasadori theksoi rëndësinë dhe rolin e institucionit në vend në funksion të përmirësimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve, si dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe komunikimit, sidomos për çështje dhe auditime të vlerësuara me një rëndësi të veçantë nga KLSH.