Banner

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu raporton në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit për vitin 2024

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu raporton në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit për vitin 2024
Kryetari

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, raportoi në seancën plenare të datës 06.11.2025 të Kuvendit të Shqipërisë mbi veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2024. Në fjalën e tij, z. Shehu paraqiti përmbledhjen e punës së institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke u fokusuar në veprimtarinë audituese, rezultatet, gjetjet, masat dhe rekomandimet e lëna. Gjatë vitit 2024, KLSH ka realizuar 159 auditime në të gjitha nivelet e qeverisjes: qendrore, pushtetin vendor, institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet shtetërore. Duke u ndaluar në fushat e auditimit me ndjeshmëri publike, kreu i KLSH-së bëri të ditur se, gjatë vitit 2024 janë realizuar 15 auditime performance, të cilat janë zhvilluar në sektorë me ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët, si: shëndetësia, arsimi, mjedisi, kultura dhe barazia gjinore.


E-mail zyrtar