11.10.2012
Në datën 09 tetor 2012, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj paraqiti në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë dhe Financat Raportin e KLSH për Zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2011, si një detyrim dhe përgjegjësi kushtetuese e institucionit.
Një rekomandim kryesor i institucionit ishte që brenda dy viteve në vijim të ndërmerret nisma për hartimin e një plani veprimi për të propozuar amendime kushtetuese, ku të përcaktohet që Borxhi total publik i vendit nuk duhet të tejkalojë kufirin limit prej 60 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto.
KLSH rekomandoi shumë masa për përmirësimin e punës në përgatitjen dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit 2013, në lidhje me borxhin e garantuar, menaxhimin e fondeve për shpenzime publike, fondin e kontigjences, menaxhimin e të ardhurave buxhetore nga tatimet dhe doganat, buxhetin e pushtetit vendor, menaxhimin financiar dhe kontrollin, si dhe mbikëqyrjen e auditimit të brendshëm.
Në fund të paraqitjes, deputetët anëtarë të Komisionit të Kuvendit për Ekonominë dhe Financat bënë shumë pyetje për Ministrin e Financave z. Ridvan Bode për pjesë të veçanta të Raportit, duke vlerësuar në veçanti Raportin e KLSH-së.
Për më gjerë shihni Diskutimin e Kryetarit të KLSH në Komision …