20.06.2012
Më datë 20 qershor 2012, një grup deputetesh të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të Komisionit të Buxhetit dhe Financave, vizitoi KLSH dhe mori takim me Kryetarin e KLSH-së z. Bujar Leskaj. Gjate takimit, deputetet u njohën me punën audituese të KLSH dhe raportin përmbledhës për Zbatimin e Buxhetit të Konsoliduar të Shtetit për vitin paraardhës, që ky institucion përgatit dhe paraqet në Kuvendin e Shqipërisë në tetor të çdo viti.
Z. Leskaj i njohu ligjvënësit kosovare me drejtimet kryesore të reformimit të plote të KLSH, që janë modernizimi i institucionit dhe përpjekjet për mirëqeverisje, duke thelluar luftën kundër korrupsionit.
Nga ana e tyre, deputetet e Kuvendit të Kosovës bene shume pyetje për teknikat e përgatitjes së Raportit për Buxhetin, duke synuar shkëmbimin e eksperiencës lidhur me punën e tyre mbikëqyrëse ndaj ZAP Kosove, si dhe vlerësuan hapat e ndërmarra deri tani nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.