Banner

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, zhvillon një takim pune me Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, znj. Vlora Spanca

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, zhvillon një takim pune me Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, znj. Vlora Spanca
Kryetari

Në kuadër të bashkëpunimit të vijueshëm dhe auditimeve të përbashkëta mes dy institucioneve homologe, në datë 3 Mars 2026, Kryetari i Kontrollit Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, zhvilloi një takim pune me Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, znj. Vlora Spanca.

Bisedimet gjatë takimit u përqendruan në auditimet e përbashkëta të kryera me sukses nga të dy institucionet, si dhe në tema auditimi të mundshme në të ardhmen, në bashkëpunim jo vetëm mes dy vendeve, por edhe vendeve të tjera të rajonit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve institucionale, shkëmbimit të eksperiencave profesionale dhe praktikave më të mira në fushën e auditimit publik. Të dyja palët vlerësuan rezultatet e arritura deri më tani dhe shprehën angazhimin për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të reja me interes të ndërsjellë.


E-mail zyrtar