Banner

Kryetari i KLSH-së z. Arben Shehu zhvillon një takim me ekspertët e projektit të BE-së, “EU For Good Governance”

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së z. Arben Shehu zhvillon një takim me ekspertët e projektit të BE-së, “EU For Good Governance”
Kryetari

Kryetari i KLSH-së priti në një takim përfaqësuesit e projektit të Bashkimit Evropian “EU For Good Governance”, z. Tibor Draskovics, Team Leader dhe z. Zoran Jachev, ekspert për komponentin e anti-korrupsionit.
Në fjalën e mirëseardhjes, Kryetari i KLSH-së i falenderoi ekspertët për praninë dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e përfshirjes së institucionit si pjesë përbërëse e zinxhirit të institucioneve që kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit.

Z. Draskovics dhe z. Jachev shprehën falenderimet dhe vlerësimet më të larta për institucionin e KLSH-së. Ata paraqitën një ekspoze të 4 komponentëve kryesorë të këtij projekti duke nënvizuar faktin se kontributi dhe bashkëpunimi i KLSH-së në aktivitetet e parashikuara, veçanërisht në strategjinë anti-korrupsion, bazuar në eksperiencën e vlefshme profesionale, do të përbënte një vlerë të shtuar.

Gjatë takimit, z. Shehu dhe përfaqësuesit e BE-së, e vunë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme, veçanërisht me ato ligjzbatuese, për ngritjen e mekanizmave të duhur dhe rritjen e eficiencës së strukturave ekzistuese, nëpërmjet koordinimit në kohë reale, me qëllim parandalimin dhe denoncimin e rasteve korruptive.

Në përmbyllje, u shpreh edhe një herë, vullneti i plotë i ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit konkret, në funksion të mirë-menaxhimit të financave publike dhe në interes të qytetarëve.

 

 


E-mail zyrtar