Banner

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu zhvillon një takim me Ambasadorin e Italisë në Tiranë, z. Fabrizio Bucci

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu zhvillon një takim me Ambasadorin e Italisë në Tiranë, z. Fabrizio Bucci
Kryetari

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, zhvilloi sot në mjediset e KLSH-së, një takim me Ambasadorin e Italisë në Tiranë, z. Fabrizio Bucci. Në takim ishte gjithashtu i pranishëm edhe z. Giampiero Carrieri, ekspert i Guardia di Finanza për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë.

Gjatë takimit, z. Shehu shprehu mirëseardhjen për vizitën në KLSH të Ambasadorit të Italisë, z. Fabrizio Bucci, duke theksuar vlerësimet e tij për marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, si dhe duke pasur parasysh prezencën dhe mbështetjen që Italia i ofron Shqipërisë prej shumë kohësh, në një plan multidimensional bashkëpunimi.

Z. Bucci shprehu gjithashtu vlerësimet e tij për marrëdhëniet bilaterale duke u ndalur në mbështetjen që Italia po jep veçanërisht në fushën e drejtësisë, të financave publike dhe luftën kundër korrupsionit.

Z. Shehu dhe z. Bucci gjatë bashkëbisedimit theksuan rëndësinë e pavarësisë së institucioneve, rritjen e përgjegjshmërisë, me qëllim forcimin e tyre dhe rritjen e besueshmërisë, jo vetëm ndërmjet tyre, por edhe tek publiku e palë të tjera të interesit.

Gjatë takimit, u theksua thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Gjykatës së Llogarive të Italisë, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe të praktikave më të mira të ndërsjella.

 


E-mail zyrtar