Banner

Kryetari i KLSH-së z. Arben Shehu zhvillon një takim me Ambasadorin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri z. Silvio Gonzato

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së z. Arben Shehu zhvillon një takim me Ambasadorin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri z. Silvio Gonzato
Kryetari

26 qershor 2024

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu ka zhvilluar pranë zyrave të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë një takim pune me Ambasadorin, z. Silvio Gonzato.

Z. Shehu e falenderoi Ambasadorin për takimin dhe paraqiti një kuadër të përgjithshëm të veprimtarisë së institucionit duke u ndalur tek fushat me interes të veçantë si shëndetësia, mjedisi, prokurimet publike etj. Z. Shehu gjithashtu, theksoi në fjalën e tij faktin se, aktiviteti i KLSH-së është i fokusuar në parandalimin dhe jo ndëshkimin, duke pasur vullnetin për të bashkëpunuar me institucionet e tjera, drejt rritjes së nivelit të profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë.

Ambasadori Gonzato e falënderoi z. Shehu për vizitën dhe shprehu vlerësimet e tij për punën e KLSH-së, duke theksuar rëndësinë e rolit që KLSH luan në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Ambasadori Gonzato nënvizoi gjithashtu vëmendjen e shtuar që duhet të ketë ndaj rekomandimeve dhe opinionit të KLSH-së, gjë që do të shërbente më tej në rritjen e llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë, si dhe shprehu mbështetjen e plotë ndaj institucionit.

Në përfundim, z. Shehu dhe Ambasadori Gonzato shprehën angazhimin e përbashkët për vijueshmërinë e komunikimit të ndërsjellë në të ardhmen, duke ndërmarrë projekte konkrete bashkëpunimi.


E-mail zyrtar