Banner

Kryetari i KLSH-së z. Arben Shehu zhvillon një takim me Ambasadorin Britanik në Shqipëri, z. Alastair King – Smith

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së z. Arben Shehu zhvillon një takim me Ambasadorin Britanik në Shqipëri, z. Alastair King – Smith
Kryetari

20 prill 2023

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu zhvilloi sot në mjediset e KLSH-së, një takim me Ambasadorin Britanik në Shqipëri, z. Alastair King – Smith. Ambasadori Britanik shoqërohej në takim edhe nga këshilltarja politike, znj. Artela Mitrushi.

Z. Shehu e falenderoi Ambasadorin Britanik për takimin dhe shprehu vlerësimet e tij për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet dy vendeve. Më tej z. Shehu paraqiti një ekspoze të punës së institucionit, fushat me interes të veçantë, si dhe e vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim parandalimin në kohë të fenomeve negative.

Nga ana e tij z. King – Smith shprehu gjithashtu falenderimet dhe vlerësimet e tij për bashkëpunimin e ndërsjellë duke e vënë theksin tek forcimi i demokracisë, veçanërisht institucioneve të pavarura, nëpërmjet kulturës së llogaridhënies si një objektiv thelbësor. Ambasadori theksoi punën e KLSH-së duke evidentuar cilësinë e raporteve të auditimit, jo vetëm për natyrën profesionale dhe rëndësinë që ato kanë për institucionet specifike, por edhe se ato shërbejnë si një burim tepër i besueshëm informacioni për median dhe publikun duke ofruar transparencë.

Z. Shehu dhe z. King – Smith shprehën angazhimin e tyre të plotë për të thelluar më tej bashkëpunimin e dyanshëm në identifikimin e fushave me interes të përbashkët dhe forcimin e kapaciteteve.


E-mail zyrtar