Z. Shehu dhe Ambasadorja Hohmann shprehën angazhimin e tyre të plotë për vijueshmërinë e bashkëpunimit të suksesshëm në fushat me interes të përbashkët me qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale.
Z. Shehu e informoi Ambasadoren mbi veprimtarinë e institucionit duke u ndalur tek fushat me interes të veçantë si dhe vlerësoi kontributin që institucionet dhe ekspertët e BE-së japin në fushën e auditimit të jashtëm publik në veçanti dhe në përgjithësi, mbi ecurinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të reformave në Shqipëri.
Z. Shehu dhe Ambasadorja Hohmann shprehën angazhimin e tyre të plotë për vijueshmërinë e bashkëpunimit të suksesshëm në fushat me interes të përbashkët me qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale.