Banner

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu takon Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryetar i radhës i OSBE-së, Sh.T.Z. Zbigniew Rau

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu takon Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryetar i radhës i OSBE-së, Sh.T.Z. Zbigniew Rau
Kryetari

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu ka takuar sot në mjediset e institucionit, Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryetar i radhës i OSBE-së, Sh.T.Z. Zbigniew Rau, i shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Polonisë në Shqipëri, Sh.S. Znj. Monika Zuchniak-Pazdan.

Kryetari i KLSH-së dhe Ministri Rau vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin e suksesshëm që institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka ndërtuar tashmë me NIK-un e Polonisë. Gjatë vizitës në KLSH, z. Rau vendosi një kurorë me lule në pllakatën përkujtimore në nderim të ish-Presidentit të Polonisë dhe ish-Presidentit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë, z. Lech Kaczynski, e cila është vendosur në hyrje të institucionit.

 

       


E-mail zyrtar