Banner

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, takon Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, znj. Vlora Spanca

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, takon Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, znj. Vlora Spanca
Kryetari

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, zhvilloi më 12 nëntor 2026 një takim me Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, znj. Vlora Spanca, në ambientet e ZKA-së.

Z. Shehu e uroi znj. Spanca për rizgjedhjen në drejtimin e ZKA-së dhe rikonfirmoi gatishmërinë e KLSH-së për vijimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Të dy titullarët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën angazhimin për thellimin e mëtejshëm të tij, veçanërisht në shkëmbimin e përvojave profesionale, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe promovimin e transparencës.


✉ E-mail zyrtar