Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, në datën 14.11.2024, priti në një vizitë zyrtare Zv. Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arben Fetai, me delegacionin e tij shoqërues: z. Agim Mahmuti, shef kabineti i Zv. Kryeministrit, znj. Bardha Nasufi, këshilltare e kabinetit, si dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në RMV, z. Denion Mejdani.
Kryetari i KLSH-së falënderoi z. Arben Fetai për vizitën dhe shprehu vlerësimet më të larta për bashkëpunimin aktual me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, z. Shehu theksoi përkushtimin për intensifikimin e marrëdhënieve me institucionin homolog të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, në funksion të ndarjes së eksperiencës për kryerjen e auditimeve cilësore dhe nxitjes së përgjegjshmërisë, transparencës dhe përmirësimit të shërbimeve publike.