Në kuadër të misionit të vlerësimit për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), z. Arben Shehu, priti në takim ekspertët e Komisionit Europian në datë 7 prill 2025.
Gjatë takimit, z. Shehu nënvizoi angazhimin e KLSH-së për të zbatuar të gjitha detyrimet ligjore dhe institucionale, si dhe për të siguruar bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet ligjzbatuese, si dhe theksoi se institucioni është i përkushtuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e financave publike, me qëllim parandalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në takim morën pjesë edhe Sekretar i Përgjithshëm, Drejtor i Drejtorisë së Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë dhe përfaqësues nga Drejtoria Juridike.