Banner

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu priti në takim Ambasadorin Italian në Shqipëri, Shkëlqesinë e tij z. Marco Alberti

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu priti në takim Ambasadorin Italian në Shqipëri, Shkëlqesinë e tij z. Marco Alberti
Kryetari

Në kuadër të konsolidimit të marrëdhënieve midis KLSH dhe institucioneve italiane, Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, priti në një takim të veçantë, Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Italian, z. Marco Alberti në datë 15 prill 2025.

Gjatë këtij takimi Kryetari i KLSH-së shprehu mirënjohjen e tij mbi mbështetjen e dhënë nga institucionet italiane në punën e KLSH-së dhe nënvizoi nevojën për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Nga ana e tij, Ambasadori Italian shprehu vlerësimin maksimal për punën e institucionit duke shprehur dakordësinë për të thelluar bashkëpunimin institucional për të promovuar më tej shkëmbimin e frytshëm të eksperiencave në fushat e përbashkëta të bashkëpunimit.

Gjithashtu, u komunikua për rritjen e prezencës së stafit të KLSH në institucionet italiane si Guardia di Finanza dhe Policia Italiane për marrjen e eksperiencave më të mira në hetimin financiar.

Në takim mori pjesë edhe përfaqësues i Guardia di Finanza për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, Kolonel Giampiero Carrieri.

 

             


E-mail zyrtar