Banner

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu priti në një takim Ambasadorin Holandez, z. Reinout Vos

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu priti në një takim Ambasadorin Holandez, z. Reinout Vos
Kryetari

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, në datën 07.10.2024 zhvilloi një takim në mjediset e KLSH-së me Ambasadorin e Holandës në Tiranë, z. Reinout Vos.

Z. Shehu i shprehu Ambasadorit falënderimet për zhvillimin e këtij takimi, me vlerësimet e tij më të larta për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet me përfaqësitë diplomatike në vend.

Ambasadori Vos shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë për të krijuar ura bashkëpunimi dhe intensifikuar komunikimin me institucionet homologe të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në lidhje me proceset e auditimit me rëndësi të veçantë, në fushën e doganave, shëndetësisë dhe mjedisit.
Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet me Parlamentin dhe efektshmërinë e komunikimit mbi raportet e dërguara nga KLSH.


E-mail zyrtar