Banner

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu pret në takim Auditorin e Përgjithshëm të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, z. Maksim Acevski dhe delegacionin shoqërues

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu pret në takim Auditorin e Përgjithshëm të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, z. Maksim Acevski dhe delegacionin shoqërues
Kryetari

3 dhjetor 2025

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu priti në një takim Auditorin e Përgjithshëm të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, z. Maksim Acevski dhe delegacionin që e shoqëronte, z. Orhan Ademi, zv. Auditor i Përgjithshëm, znj. Tanja Janevska, këshilltare dhe znj. Hristina Dabeska, audituese.

Gjatë takimit z. Shehu dhe z. Acevski vlerësuan edhe një herë marrëdhëniet e frytshme dhe të qëndrueshme ndërmjet dy institucioneve duke e vënë theksin në konsolidimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e auditimeve paralele, ku të dy institucionet janë angazhuar duke pasur në fokus tematika të ndjeshme dhe me impakt shoqëror.

Angazhimi i ndërsjellë do të vijojë edhe në të ardhmen, jo vetëm në nivel bilateral, me qëllim forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve respektive profesionale, por edhe nëpërmjet pjesëmarrjes në disa programe rajonale, në bashkëpunim me partnerë të tjerë ndërkombëtarë.


E-mail zyrtar