Banner

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu pret në një vizitë pune Auditorin e Përgjithshëm të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, z. Maksim Acevski dhe Këshilltarin e Lartë të SIGMA-s, z. Alastair Swarbrick

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu pret në një vizitë pune Auditorin e Përgjithshëm të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, z. Maksim Acevski dhe Këshilltarin e Lartë të SIGMA-s, z. Alastair Swarbrick
Kryetari

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, pret në një vizitë pune Auditorin e Përgjithshëm të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, z. Maksim Acevski, dhe Këshilltarin e Lartë të SIGMA-s, z. Alastair Swarbrick

Më datë 13 qershor 2024, Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, priti në një vizitë pune Auditorin e Përgjithshëm të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, z. Maksim Acevski, dhe delegacionin që e shoqëronte, z. Orhan Ademi, zv. Auditor i Përgjithshëm, dhe znj. Elena Dogazanska, Drejtore për Auditimin. Në këtë vizitë pune ishte gjithashtu i ftuar edhe z. Alastair Swarbrick, Këshilltar i Lartë pranë SIGMA-s.

Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit tashmë të konsoliduar dhe të suksesshëm ndërmjet dy institucioneve, në vijim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit dypalëshe, të nënshkruar në muajin nëntor 2022.

Gjatë kësaj vizite, u zhvillua një takim ku u shkëmbyen eksperienca dhe ide mbi auditimet e kryera nga palët në fushën e burimeve natyrore, në auditimet e performancës me objektiv vlerësimin e aktivitetit minerar dhe ndikimin në mjedis, etj.

Gjithashtu, u organizua një sesion pune i përbashkët, ku morën pjesë drejtues të departamenteve dhe auditues në KLSH. Gjatë sesionit u paraqitën prezantime respektive me fokus komunikimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me palët e jashtme të interesit.

Në përmbyllje të vizitës, z. Shehu dhe z. Acevski vlerësuan marrëdhëniet tepër të frytshme dhe të qëndrueshme ndërmjet dy institucioneve. Ata shprehën angazhimin për të thelluar komunikimin e ndërsjellë me qëllim evidentimin e çështjeve që mund të kthehen në praktika konkrete pune për të arritur rezultate sa më efikase.

Një falënderim dhe vlerësim i veçantë nga z. Shehu dhe z. Acevski iu drejtua z. Alastair Swarbrick dhe SIGMA-s, si një ndër partnerët më të rëndësishëm dhe strategjikë, për mbështetjen dhe ekspertizën e ofruar dy institucioneve.


E-mail zyrtar