Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, mori pjesë në takimin e zhvilluar nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali me drejtuesit e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të krijuara me ligj, i cili kishte në fokus të diskutimeve raportimin dhe monitorimin sistematik të ndjekjes dhe zbatimit të rekomandimeve të këtyre institucioneve.
Në takim ishin të pranishëm edhe Ambasadori i BE-së, z. Silvio Gonzato, Zëvendësdrejtuesja e Komanduar e Misionit të ShBA, znj. Kathryn Hammond, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. Nick Abbott dhe Ambasadori i Vendeve të Ulëta, z. Reinout Vos.
Duke vlerësuar ngritjen e Komisionit Antikorrupsion pranë Kuvendit të Shqipërisë për realizimin e reformave në kuadrin e procesit integrues në Bashkimin Europian, ambasadorët vunë theksin te ruajtja e pavarësisë së institucioneve të pavarura.