Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu mori pjesë në Konferencën Shkencore dhe aktivitetet e organizuara me rastin e 19-vjetorit të krijimit të Institucionit Suprem të Auditimit të Malit të Zi, që u zhvillua më datë 15 maj 2023 në Podgoricë.
Në punimet e Konferencës Shkencore e konceptuar në tre panele prezantimi, referuan përfaqësues të ndryshëm nga SAI-t e pranishme duke ndarë eksperiencat dhe duke dhënë opinionin e tyre në tematikat si:
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit mori pjesë gjithashtu edhe në takimin e veçantë me Presidentin e Malit të Zi, z. Milo Đukanović, organizuar me të gjithë drejtuesit e SAI-ve të pranishëm në kuadër të këtij përvjetori. Gjatë takimit, Presidenti i Malit të Zi vlerësoi punën dhe rolin e institucioneve supreme të auditimit në ruajtjen dhe mirëmenaxhimin e fondeve publike.
Z. Shehu zhvilloi gjithashtu disa takime pune me homologë dhe përfaqësues të SAI-ve të pranishme, ku një vend të veçantë zuri takimi me zv. Presidentin e Gjykatës Turke të Llogarive, z. Ahmet Tezcan, gjatë të cilit u shpreh edhe një herë angazhimi dhe vullneti i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë institucional.
Z Shehu në këtë vizitë shoqërohej nga znj. Marjola Llanaj, Drejtor i Përgjithshëm, z. Qeram Cibaku, Kryeauditues dhe znj. Dëshira Huqi, Përgjegjës sektori.
Linku si vijon, përcjell disa momente video nga takimi i zhvilluar më datë 15 maj 2023 me Presidentin e Malit të Zi, z. Milo Đukanović.
https://fb.watch/kAwWzslK_7/?mibextid=NnVzG8
