Banner

Kryetari i KLSH-së prezanton Raportin Vjetor të Veprimtarisë për vitin 2024 në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat dhe Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Kryefaqja » Njoftime » Kryetari i KLSH-së prezanton Raportin Vjetor të Veprimtarisë për vitin 2024 në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat dhe Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
Kryetari

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu, prezantoi në datë 29.10.2025, në mbledhjen e përbashkët të Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat dhe Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Raportin Vjetor të Veprimtarisë për vitin 2024.

Në fjalën e tij, z. Shehu paraqiti përmbledhjen e veprimtarisë së institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë vitit 2024 dhe evidentoi disa nga çështjet më të rëndësishme nga auditimet e kryera. Z. Shehu garantoi se institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit do të mbetet një zë i pavarur dhe i besueshëm, gjithmonë në shërbim të publikut dhe interesit të përgjithshëm, për të kontribuar në forcimin e mekanizmave të qeverisjes së mirë.


E-mail zyrtar