Më datë 18 Shtator 2025, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Arabisë Saudite në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij z. Faisal Ghazi Hifzi, me rastin e kremtimit të Ditës Kombëtare të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ky event mblodhi personalitete të shquara nga fusha e diplomacisë dhe institucioneve shtetërore.
Përfaqësuesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në emër të Kryetarit të KLSH-së, z. Arben Shehu, i shprehën Ambasadorit urimet për këtë ngjarje të rëndësishme si dhe vlerësimin për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunuese midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite. Ata theksuan rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërkombëtare, duke përfshirë ndihmën e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushat e transparencës dhe llogaridhënies publike.
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi për të forcuar më tej marrëdhëniet diplomatike dhe miqësore mes dy vendeve, ndërsa KLSH vijon të angazhohet për promovimin e standardeve të larta të kontrollit dhe auditimit në nivel ndërkombëtar.