Banner

Kontrolli i Lartë i Shtetit fillon sesionin e trajnimit 3 ditor me UN Women Albania mbi buxhetimin gjinor dhe auditimin gjinor

Kryefaqja » Njoftime » Kontrolli i Lartë i Shtetit fillon sesionin e trajnimit 3 ditor me UN Women Albania mbi buxhetimin gjinor dhe auditimin gjinor
Kryetari

Në kuadër të nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe UN Women Albania, në datat 27-29 prill 2022, zhvillohet sesioni i trajnimit mbi buxhetimin e përgjithshëm gjinor dhe auditimin gjinor.

Ky trajnim synon angazhimin institucional me qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të audituesve të KLSH-së mbi përfshirjen e barazisë gjinore në metodologjinë dhe praktikat e auditimit, si dhe ofrimin e njohurive mbi realizimin e auditimeve gjinore, duke reflektuar edhe mbi përvojat që do të sjellin ekspertët nga vendet e rajonit.

           


E-mail zyrtar