2-3 shkurt 2026
Diskutimet u përqëndruan në analizimin e strukturës dhe përmbajtjes së draftit të parë të manualit, me synim forcimin e koherencës metodologjike dhe harmonizimin me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare të auditimit të performancës.
Në mënyrë më të detajuar, u trajtuan çështje që lidhen me formulimin dhe përdorimin e kritereve të auditimit, zhvillimin dhe paraqitjen e gjetjeve, konkluzioneve dhe rekomandimeve, si dhe mënyrat praktike të përdorimit të pyetësorëve, intervistave dhe teknikave të tjera për mbledhjen e evidencave.
Gjithashtu, vëmendje e veçantë iu kushtua dokumentimit të punës audituese, vlerësimit të mjaftueshmërisë dhe përshtatshmërisë së evidencave, si dhe integrimit të analizës së riskut, materialitetit dhe rreziqeve të mashtrimit në të gjitha fazat e auditimit. Diskutimet shërbyen për të përcaktuar qartë drejtimin e mëtejshëm të punës për finalizimin e manualit, si në aspektin e strukturës ashtu edhe të përmbajtjes, si dhe për të dakordësuar hapat vijues të bashkëpunimit ndërmjet KLSH-së dhe NAO-s Norvegjeze.