Banner

KLSH mirëpret me mbrëmje tradicionale 19 delegacione të huaja për festimet e 100-vjetorit të institucionit

Kryefaqja » Njoftime » KLSH mirëpret me mbrëmje tradicionale 19 delegacione të huaja për festimet e 100-vjetorit të institucionit
Kryetari

Në datë 19 maj 2025, Kontrolli i Lartë i Shtetit nisi festimet për 100-vjetorin e themelimit të institucionit me një mbrëmje tradicionale shqiptare për të mirëpritur përfaqësuesit e lartë nga delegacione të institucioneve supreme të auditimit dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu, përshëndeti të pranishmit dhe u shprehu mirënjohjen për praninë në këtë jubile historik. Në fjalën e tij, z. Shehu vlerësoi bashkëpunimin mes institucioneve të auditimit të cilat ndajnë një mision të përbashkët: forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë në shërbim të qytetarëve.

Mbrëmja festive u hap me shkëmbimin e dhuratave simbolike dhe u zhvillua në një atmosferë miqësore. Të pranishmit patën mundësinë të njohin nga afër vlerat shqiptare përmes mikpritjes, muzikës tradicionale, elementëve të kulturës kombëtare dhe kulinarisë karakteristike të vendit tonë.

Kjo veprimtari simbolike u kthye në një urë komunikimi mes institucioneve homologe të auditimit, duke i dhënë kështu një dimension më të gjerë festimeve të 100-vjetorit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

        


E-mail zyrtar