Banner

KLSH merr pjesë në takimin me Presidentin e Gjykatës së Përgjithshme të Auditimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite gjatë aktiviteteve shoqëruese të Kongresit INCOSAI XXV

Kryefaqja » Uncategorized » KLSH merr pjesë në takimin me Presidentin e Gjykatës së Përgjithshme të Auditimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite gjatë aktiviteteve shoqëruese të Kongresit INCOSAI XXV
Kryetari

Gjatë aktiviteteve shoqëruese të Kongresit INCOSAI XXV, përfaqësuesit e KLSH-së, përkatësisht Drejtori i Departamentit të Sigurimit të Cilësisë dhe Zbatimit të Standardeve, znj. Joniada Goçaj, Drejtori i Departamentit të Auditimit të Performancës, z. Aulent Guri dhe Drejtori i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, znj. Xhesila Nano, morën pjesë në takimin e institucioneve përfitues të Fondit Saudit për Përmirësimin e Performancës së SAI-ve (FISP) organizuar nga Gjykata e Përgjithshme e Auditimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Inciativa për Zhvillim e INTOSAI (IDI) . Në këtë takim, u prezantuan rezultatet e arritura dhe ndikimi i fondit në rritjen e performancës institucionale. Nga ana e përfaqësuesve të KLSH-së u shpreh vlerësimi për mbështetjen e ofruar përmes këtij fondi, i cili ka kontribuar në përmirësimin e punës së përditshme audituese dhe më tej.

Në fund të sesionit të përgjithshëm, përfaqësuesit e KLSH-së patën një takim të veçantë me Presidentin e Gjykatës së Përgjithshme të Auditimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Dr. Hussam Alangari, ku në emër të Kryetarit të KLSH-së, z. Shehu, ata shprehën vlerësimin mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe konkretizimin e bashkëpunimit institucional. Nga ana e z. Alangari u shpreh gadishmëria për vijimin dhe forcimin e këtyre marrëdhënieve përmes kontributit të ndërsjelltë.

 


E-mail zyrtar