Banner

KLSH merr pjesë në konferencën e organizuar nga ECA me temë “Mbrojtja”

Kryefaqja » Uncategorized » KLSH merr pjesë në konferencën e organizuar nga ECA me temë “Mbrojtja”
Kryetari

Në datën 30 Qershor 2025, Gjykata e Evropiane e Audituesve organizoi një konferencë me temë “Mbrojtja”. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë nga, Gjykata Evropiane e Audituesve, Institucionet Supreme të Auditimit, përfaqësues të NATO-s, përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Bashkimit Evropian, anëtarë të parlamenteve të vendeve të ndryshme të BE-së, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme që kanë në fokus të punës së tyre çështjet e mbrojtjes.

Konferenca ishte e organizuar në diskutime dhe prezantime në katër tema kryesore që preknin çështje si, e ardhmja e politikës mbrojtëse të BE-së, forcimi i gatishmërisë, financimi dhe auditimi, si dhe vendimmarrja nga parlamenti.
Konkretisht, u diskutua për kontekstin gjeopolitik aktual dhe si BE po i përgjigjet urgjencës së transformimit të mbrojtjes dhe forcimit të sigurisë së saj, ku u paraqitën edhe perspektiva nga vendet anëtare apo ekspertë të NATO-s. Në aspektin e forcimit të gatishmërisë së industrisë mbrojtëse të BE-së, ekspertët diskutuan rreth situatës reale dhe sfidave të bazave industriale mbrojtëse të BE-së si në tokë dhe në hapësirë. Pjesëmarrësit ndanë këndvështrime rreth programeve të BE për të forcuar mbrojtjen dhe konkurrueshmërinë në industrinë mbrojtëse të BE-së dhe iniciativave të reja ligjore, si dhe rreth sfidave dhe risqeve që përfshijnë miratimin dhe zbatimin e instrumenteve të reja.
Në kontekstin e të gjitha masave që po merren nga qeveritë, si dhe referuar tablosë së investimeve në fushën e mbrojtjes, e cila në vitet e fundit ka ndryshuar konsiderueshëm duke përfshirë si grantet e BE-së ashtu edhe kreditë, nga përfaqësues të SAI-ve u diskutua lidhur me perspektivat dhe sfidat e ndryshme që lidhen me auditimin.

Në përfundim, u paraqitën këndvështrime nga ana e përfaqësuesve të Parlamentit Evropian apo përfaqësuesve nga parlamente të vendeve anëtare si dhe ekspertëve të NATO-s, lidhur me këndvështrimin parlamentar për politikat e mbrojtjes.

Në këtë konferencë Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua nga znj. Valbona Gaxha – Sekretare e Përgjithshme, znj. Ermira Hoxha dhe znj. Anila Alcani.


E-mail zyrtar