17.05.2017
Dëmi ekonomik 74.9 milion lekë
Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 1231/1, datë 15.12.2016, ndryshuar me nr. 1231/2, datë 31.01.2017, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Tepelenë dhe Njësitë Administrative ish-Komunat Qendër, Lopës dhe Kurvelesh për periudhën 01.01.2012 deri më 31.12.2016, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare”.
Me Vendimin nr. 39, datë 30.04.2017 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 1231/21, datë 30.04.2017, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Tepelenë masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet në vlerën 332.6 milion lekë dhe masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 74.9 milion lekë.
Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, në përcaktimin e kritereve konkurruese për marrjen pjesë në prokurime, në vlerësimin e ofertave ekonomike, në zbatimin e punimeve, si dhe në fushën e hartimit të projekteve e konkretisht për:
KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga A.C. me detyrë ish-Kryetar i Komunës Lopës, në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor, në kundërshtim ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik” dhe R.S. nën cilësinë e hartuesit të projekt preventivit, në kundërshtim me ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” dhe VKM nr. 514, datë 15.08.2007 “Për informatizimin e llogaritjes së kostos dhe hartimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit, ndryshuar me vendim nr. 664, datë 26.09.2012 , si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i RSH”, me shkresat nr. 1231/24 datë 04.05.2017 dhe 1231/25 datë 04.05.2017, KLSH ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.
V.O. Në web-in e KLSH gjendet i plotë Vendimi nr. 39, datë 30.04.2017 i Kryetarit të KLSH-së, në lidhje me këtë auditim.