Banner

KLSH dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Norvegjisë vijojnë bashkëpunimin për përditësimin e Manualit të Auditimit të Performancës

Kryefaqja » Uncategorized » KLSH dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Norvegjisë vijojnë bashkëpunimin për përditësimin e Manualit të Auditimit të Performancës
Kryetari

Në datat 1 – 3 qershor 2026, në ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, u zhvillua workshop-i i tretë në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet KLSH-së dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Norvegjisë për përditësimin e Manualit të Auditimit të Performancës.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte vijimi i diskutimeve mbi strukturën dhe përmbajtjen e draft-manualit të përditësuar të auditimit të performancës, me fokus në aspekte të rëndësishme metodologjike si formulimi i kritereve, gjetjeve dhe konkluzioneve, zhvillimi i auditimeve, dokumentimi, si dhe përdorimi i letrave të punës.

Gjatë workshop-it, përfaqësuesit e KLSH-së dhe ekspertët e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Norvegjisë shkëmbyen komente dhe sugjerime mbi draftin e manualit. Diskutimet u fokusuan në qartësimin e përmbajtjes, përmirësimin e strukturës së dokumentit dhe përshtatjen e tij me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në fushën e auditimit të performancës.
Në kuadër të aktivitetit u diskutua gjithashtu edhe mbi auditimin e ri që do të mbështetet nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Norvegjisë, si dhe u dakordësua mbi hapat e mëtejshëm për finalizimin e manualit dhe vijimin e bashkëpunimit.

Nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Norvegjisë morën pjesë z. Torkel Grahm-Haga dhe z. Bjørn Martin Ørvim, ndërsa nga KLSH morën pjesë znj. Xhuljeta Çelaj, z. Klarenc Xhaferaj, z. Bajram Lamaj, znj. Megi Kurushi dhe znj. Eva Kushta.
Ky workshop përbën një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve profesionale të KLSH-së në fushën e auditimit të performancës dhe në përmirësimin e mëtejshëm të metodologjisë audituese, në përputhje me standardet ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit.
KLSH dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Norvegjisë do të vijojnë të ndjekin aktivitetet e dakordësuara në kuadër të këtij bashkëpunimi.


E-mail zyrtar