Banner

KLSH dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Norvegjisë vijojnë bashkëpunimin në fushën IT

Kryefaqja » Uncategorized » KLSH dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Norvegjisë vijojnë bashkëpunimin në fushën IT
Kryetari

Në datat 15–19 qershor 2026, u zhvillua në mjediset e Kontrollit të Lartë të Shtetit sesioni trajnues dhe testimi praktik për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj sulmeve “Phishing”. Aktiviteti vjen në kuadër të bashkëpunimit me ekspertët e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Norvegjisë në fushën e IT dhe ka në fokus forcimin e sigurisë së informacionit dhe kapaciteteve të auditimit IT nëpërmjet trajnimit praktik dhe realizimit të një testi “Phishing” në mjedisin e KLSH-së.

Aktiviteti ka për qëllim gjithashtu, të rrisë njohuritë e audituesve IT mbi mënyrën e planifikimit, realizimit dhe analizimit të testeve “Phishing”, si dhe përmirësimin e ndërgjegjësimit të stafit ndaj kërcënimeve kibernetike që shfrytëzojnë faktorin njerëzor.

Gjatë javës së punës, ekspertët e të dy institucioneve realizuan një test “Phishing” përmes email-it dhe një faqeje web të simuluar, me synimin për të identifikuar dobësitë potenciale në aspektin e ndërgjegjësimit dhe praktikave të sigurisë së përdoruesve.

Rezultatet e testimit do të analizohen dhe do të shërbejnë si bazë për hartimin e aktiviteteve të mëtejshme të ndërgjegjësimit dhe trajnimit.

Ky bashkëpunim kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale të KLSH-së në fushën e sigurisë kibernetike dhe auditimit të teknologjisë së informacionit, duke mbështetur një qasje proaktive ndaj menaxhimit të risqeve digjitale dhe mbrojtjes së informacionit institucional.


E-mail zyrtar