Banner

KLSH dhe ZKA, auditim paralel “Mbrojtja dhe Siguria e Digave” në Shqipëri dhe Kosovë. Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu zhvilloi një takim pune me Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, znj. Vlora Spanca

Kryefaqja » Njoftime » KLSH dhe ZKA, auditim paralel “Mbrojtja dhe Siguria e Digave” në Shqipëri dhe Kosovë. Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu zhvilloi një takim pune me Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, znj. Vlora Spanca
Kryetari

Në vijim të bashkëpunimeve dhe auditimeve të përbashkëta mes dy institucioneve audituese, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës (ZKA) do të kryejnë një auditim paralel për mbrojtjen dhe sigurinë e digave në të dyja vendet.
Për këtë qëllim, në datën 19.02.2025, Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu zhvilloi një takim pune me Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, znj. Vlora Spanca në ambientet e ZKA-së në Prishtinë.

Ky takim shënon vazhdimin e bashkëpunimit mes KLSH-së dhe ZKA-së, për të forcuar llogaridhënien dhe transparencën në menaxhimin e resurseve publike.

 


E-mail zyrtar