Banner

Auditues të KLSH-së përfundojnë me sukses kursin E-learning mbi Hartimin e Buxhetit organizuar nga CEF

Kryefaqja » Njoftime » Auditues të KLSH-së përfundojnë me sukses kursin E-learning mbi Hartimin e Buxhetit organizuar nga CEF

03.04.2015

Qendra për Ekselencë në Financë, CEF me qëndër në Lubjanë, Slloveni organizoi përgjatë periudhës 23 shkurt-23 mars, 2015 kursin online mbi “Hartimin e Buxhetit”.
Ky kurs u zhvillua si pjesë e projektit mbi Planifikimin Strategjik dhe Buxhetin të financuar nga BE. Qëllimi i kursit është të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të vendeve përftuese në hartimin dhe zbatimin e politikave makro-fiskale, afat-mesme.
Kursi online ishte organizuar në 4 module ku secili prej tyre zgjati 1 javë. Nga KLSH aplikuan dhe fituan të drejtën e pjesëmarrjes 7 auditues të rinj dhe me përvojë, të cilët u përfshinë në një angazhim javor prej 7-10 orë me qëllim përfitimin maksimal nga kursi ku u përmbushën modulet si vijon:
Moduli i I – Menaxhimi Publik Financiar: Roli i hartimit të buxhetit në ciklin e buxhetit;
Moduli i II – Hartimi i buxhetit: Hapat kryesorë;
Moduli i III – Buxheti afat-mesëm;
Moduli i IV – Klasifikimi i buxhetit, programimi dhe performanca e zbatimit të buxhetit.

Kursin e përmbyllën me sukses dhe u pajisën me çertifikatën përkatëse të CEF këta auditues:

Gerti Bode
Rezart Golemaj
Yrjada Jahja
Erjola Meçaj
Yllka Pulashi
Blerin Shkurti
Ina Sokoli

Të shtatë audituesve të KLSH që janë certifikuar, ju  urojmë suksese të mëtejshme!

 


HTML Snippets Powered By : XYZScripts.com
✉ E-mail zyrtar